Joe Jonas ka treguar hapur për vështirësitë emocionale që përjetoi kur u rikthye në botën e takimeve pas ndarjes nga Sophie Turner.
Në një intervistë të fundit për TalkShopLive, këngëtari 35-vjeçar ndau disa detaje rreth frymëzimit pas këngës së tij të re “Only Love”, pjesë e albumit të parë solo pas shumë vitesh, “Music for People Who Believe in Love”, që publikohet më 23 maj.
Po përjetoja një periudhë të re dhe të pasigurt në jetën time. Fillova të takoja dikë pas divorcit dhe ishte vërtet frikësuese të rikthehesha në këtë realitet. Dashuria nuk është gjithmonë njësoj dhe po përpiqesha ta kuptoja sërish se çfarë përfaqëson për mua.
Ish-anëtari i Jonas Brothers rrëfeu se një frazë spontane nga partnerja e tij e re e ndihmoi të qetësohej emocionalisht dhe i dha ide për tekstin e këngës.
Ajo më tha: ‘Hajde, është thjesht dashuri.’ Më la pa fjalë. Aty fillova të shkruaj
Ai theksoi se kënga lindi fillimisht si një projekt i mundshëm për grupin me vëllezërit e tij, por më vonë kuptoi se kishte një lidhje shumë personale me tekstin dhe vendosi ta mbante për veten.
Joe Jonas ishte i martuar me aktoren Sophie Turner nga viti 2019 deri në ndarjen e tyre në vitin 2023, dhe kanë së bashku dy vajza – Willa dhe Delphine. Pas divorcit, ai pati një romancë të shkurtër me modelen Stormi Brie, e cila përfundoi në qershor të vitit 2024.
Është në rregull të rrezikosh dhe të lejosh veten të ndjesh përsëri. Kjo këngë është pikërisht për atë hap emocional