Joe Jonas po e rifillon jetën e tij romantike pas ndarjes nga aktorja Sophie Turner. Në një intervistë për “Esquire”, këngëtari 36-vjeçar i grupit “Jonas Brothers” foli hapur për sfidat që përballet me takimet, sidomos gjatë turneut të tyre “Jonas20: Greetings From Your Hometown”.
Kur ke pesë koncerte radhazi, nuk është e lehtë të takosh dikë për kafe
-tha ai me humor, duke pranuar se jeta në lëvizje e bën të vështirë njohjen me njerëz të rinj.
Jonas shtoi se nuk përdor aplikacione të dedikuara për takime, por ka njohur njerëz përmes Instagram-it dhe TikTok-ut.
Në fund të ditës, edhe ato janë aplikacione
-shtoi ai me sinqeritet.
Këto rrëfime vijnë rreth dy vite pas ndarjes nga Sophie Turner, me të cilën ishte martuar për dy vite dhe ka dy vajza: Willan (5 vjeç) dhe Delphinen (3 vjeç).
Ndërkohë, Sophie Turner ka rifilluar jetën në krahët e aristokratit britanik Peregrine Pearson, me të cilin duket më e lumtur se kurrë.
Joe, nga ana e tij, ka pasur një lidhje të shkurtër me modelen Stormi Bree, por aktualisht është i hapur ndaj dashurisë së re — edhe pse, siç pranon vetë, “është frikësuese dhe e vështirë të fillosh nga e para.”