Auto & Moto

Mercedes-Benz zbulon makinën e së ardhmes!

Mercedes-Benz ka zbuluar në panairin e makinave elektrike në Las Vegas, konceptin e saj të ri të makinës me drejtim nga Inteligjenca Artificiale. “Makina e së ardhmes” e quajnë ideatorët dhe ndërtuesit polakë të këtij modeli të ri. Benzi në fjalë do të ketë një asistent virtual, të aftë që të dialogojë me përdoruesin e të drejtojë makinën njëkohësisht.

Asistentja e mençur mund të flasë gjuhë të ndryshme, në tonalitete të ndryshme të zërit, si dhe mund t’i përgjigjet edhe pyetjeve inteligjente. Kompania ende nuk ka një çmim për shitjen e saj, por sigurisht, besohet se do të kushtojë miliona dollarë. Rikujtojmë, se kompania gjermane e modifikimeve të makinave, Refined Marques, ka krijuar një version të veçantë të Mercedes AMG G63 Cabriolet. Ky model i rrallë është një nga 20 krijimet e personalizuara të këtij lloji dhe çmimi fillestar i tij është 1,3 milion dollarë.

Refined Marques, ka përditësuar disa pjesë të G63, duke shtuar dy dyer më të vogla për hyrje dhe dalje më të lehtë. Mercedes-Benz ka raportuar së fundmi 510,600 shitje globale të makinave gjatë tremujorit të tretë të 2023. Shitjet totale gjatë nëntë muajve të parë të vitit u përmirësuan me 1.7% nga viti në vit në 1,529,829 njësi. Ndërkohë, shitjet e makinave elektrike vazhdojnë të rriten, duke arritur rekorde të reja. Në tremujorin e tretë 2023, kompania shiti 98,400 makina nën markat Mercedes-Benz dhe Smart, 19% më shumë se një vit më parë, që përkthehet në një pjesë prej 19.3 për qind nga vëllimi i përgjithshëm.