Botë e Çuditshme

Merret vendimi për 70 hipopotamët e Pablo Escobar!

Shteti kolumbian ka marrë vendimin që të dërgojë në Meksikë dhe Indi 70 hipopotamë që i përkasin baronit të drogës, Pablo Escobar. Në deklaratën e tij, Guvernatori i Rajonit Antioquia, Anibal Gaviria, theksoi se ata janë miqësorë me kafshët.

Ai tha se vendimi erdhi për shkak se hipopotamët kanë nevojë për habitatet e tyre të mbrojtura natyrore në Meksikë dhe Indi. Gaviria deklaroi se priten disa dokumente nga autoritetet e bujqësisë dhe blegtorisë kolumbiane për transportin e hipopotameve, ndërsa vlerësohet se transporti do të kushtojë rreth 1 milion dollarë.