Celebrities Gossip Showbiz

Mes Kristit, Luizit dhe Armaldos, ky i fundit eleminohet nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Me anë të komunikimit të Zarfit të Zi, ‘Vëllai i Madh’ mori vendimin për të dërguar menjëherë në nominim, Luizin, Kristin dhe Armaldon për thyerje të rregullave të ‘BBV’ duke u futur të tre njëkohësisht brenda në tualet. Mes tyre banori që u eleminua mbrëmjen e sotme ishte Armaldo.

Lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Armaldo (65%), Kristi (33%), Luizi (3%).