Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Mesa duket është dashur shumë punë që Kim Cattrall të bindej për të luajtur në “And Just Like That”…

Fansat e “Sex and the City” dhe “And Just Like That” janë më se të lumtur të shohin rikthimin e personazhit Samantha Jones, të luajtur nga Kim Cattrall, edhe pse ajo do të shfaqet vetëm në një episod. Megjithatë, ‘Page Six’ mëson se nuk ishte aspak e lehtë që aktorja të bindej për t’u shfaqur në serialin hit të HBO Max, duke pasur parasysh se prej vitesh ajo nuk ka marrëdhënie të mira me Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon.

Përkatësisht, Kim kishte dy kërkesa. Ajo e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të takohej me asnjërën nga ish-koleget gjatë xhirimeve. Po ashtu, Cattrall ka këmbëngulur të mos e takonte producentin Michael Patrick King, i cili praktikisht ka marrëdhënie të mira me Parker.

Mosmarrëveshjet mes kolegëve u shfaqën kur Kim tha se ndjente se ajo dhe aktoret e tjera nuk paguheshin sa duhet, përveç Sarah, e cila kishte një pagë shumë më të lartë se të gjitha aktoret tjera kryesore. Sipas burimeve, Cattrall e ka xhiruar dialogun e saj më 22 mars në qytetin e Nju Jorkut, pa parë apo folur me yjet e serialit.

Cattrall njoftoi publikisht në vitin 2016 se ajo kishte mbaruar së luajturi Samantha-n kur ajo nuk mendonte se skenari për një film të tretë të propozuar i bënte drejtësi personazhit. Në vitin 2022, ajo tha për Variety se:

Do të kisha preferuar që të gjithë ne të kishim një lloj ngjarjeje për të garantuar një film të tretë. Kjo nuk ndodhi.