Celebrities Film & Tv Gossip

Mesa duket, një rregull do të thyhet këtë episod në ‘Kepin e Tundimeve’!

Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të  fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

E teksa vetëm para pak orësh është publikuar promo e episodit të tretë që do të transmetohet këtë të premte, një prej rregullave të qëndrimit është thyer dhe buxheti i tyre është ulur. Në vetëm pak sekonda trailer, duket se ky episod do të përmbajë shumëçka, nisur nga xhelozitë e para, pëlqimet dhe… thyerjen e rregullave.

E sigurisht mes këtyre çunave dhe gocave kaq seksi, na duhet të zgjedhim dhe kush triumfon pak më shumë se të tjerët. Ditën e djeshme ne kërkuam dhe mendimin tuaj se cili nga djemtë e “Kepit të Tundimeve” ishte më ‘hamshor’. Dhe nga përgjigjet tuaja, ja se cilat ishin rezultatet…