Gossip Music

Mevlani vjen me një këngë për Antonelën dhe Ledjanën..në videoklip shfaqet ai që nuk ua pret mendja!

Ata janë kthyer në treshen më të komentuar në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”. Bëhet fjalë për Ledjanën, Antonelën dhe Mevlanin. Që prej ardhjes së Antonelës, situata ka ndryshuar shumë dhe Mevlani duket se është mes dy zjarreve duke qenë se ka shprehur pëlqim për të dyja vajzat.

Shpesh në studio Ledjana dhe Antonela janë kapur me njëra-tjetrën e kanë hedhur thumba si përballë, ashtu edhe në rrjete sociale. Rikujtojmë, se Mevlani krijoi edhe një këngë dedikim për Ledjanën, ndërsa Antonela i kërkoi konkurrentit një album dedikuar asaj. Për të mos i prishur qejfin asnjërës, Mevlani bëri një këngë për të dyja vajzat, projekt të cilin e lançoi vetëm disa orë më parë.

“KÇK” (Kap ça të kapësh) titullohet kënga në bashkëpunim me Sabianin. Kë të marrë e kë të lërë mes bjondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë, ndërsa në videoklip shfaqet edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi. Po Arjani çfarë kërkon këtu?! Ne urojmë që Mevlani ta ndajë mendjen sa më shpejt dhe të zgjedhi njërën nga vajzat!