Celebrities Gossip Showbiz

“Mezi pres që nëna ime të vdesë…”/Aktorja Drew Barrymore shokon me deklaratën e saj!

Së fundmi aktorja e njohur Drew Barrymore citohet të ketë thënë për New York Magazine se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë. Aktorja madje shtoi se është xheloze për shoqet e saja që tashmë i kanë humbur prindërit.

Të gjitha nënat e tyre kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres. Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet.

Megjithatë, gjatë intervistës, Barrymore u pendua për gjithçka që tha fillimisht. “Guxova ta them këtë dhe nuk u ndjeva mirë”, ka deklaruar 48-vjeçarja. Së fundmi, Barrymore ka folur për fëmijërinë e saj në podcastin e saj të ri “Drew’s News”.

Aktorja e cila është nënë e dy fëmijëve shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte. Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën 9-vjeçare, pinte duhan kur ishte 10-vjeçe dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare.