Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Michael Douglas promovon serialin e ri me figurën ikonike të historisë amerikane!

Michael Douglas luan si Benjamin Franklin në mini-serialin e ri të Apple TV, Franklin. Aktori hollivudian ndodhet në Nju Jork për të promovuar serialin dhe ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram. Në një foto që ka postuar, ai mban në duar një kartëmonedhë njëqind dollarësh, me fytyrën në mes, ashtu si figura e Franklinit.

“A e njihni këtë djalë? Unë po promovoj linjën time të re #Franklin në NYC këtë javë! Sigurohuni që ta shihni”-ka shkruar ai në postimin e tij. Douglas portretizon figurën ikonë në historinë amerikane dhe fokusohet në tetë vitet që kaloi në Francë dhe historinë e bixhozit më të madh të karrierës së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Michael Douglas (@michaelkirkdouglas)

“Në dhjetor 1776 ai ishte tashmë i famshëm për eksperimentet e tij elektrike”,-thuhet në përmbledhjen zyrtare. Por pasioni dhe forca e tij testohen kur ai nis një mision sekret në Francë. Në moshën 70-vjeçare, pa asnjë trajnim diplomatik, Franklin arriti, falë karizmës dhe zgjuarsisë së tij, të kapërcejë spiunët britanikë, informatorët francezë dhe të planifikojë aleancën franko-amerikane të vitit 1778.

Seriali me tetë episode bazohet në librin e vitit 2005 “A Great Improvisation: Franklin, France, and the American East” nga fituesja e çmimit Pulitzer Stacey Schiff, shkruar nga Kirk Ellis dhe Howard Corder. Të gjitha episodet janë drejtuar nga fitues i çmimeve Tim Van Patten, ndërsa Michael Douglas është një nga producentët ekzekutiv. Atij i bashkohet Noah Jupp që luan djalin e tij, si dhe Marc Duret, Ludivine Sagnier, Thibault de Montalembert dhe Daniel Mays.

Së fundmi aktori i njohur Douglas ka treguar rregullat që ai dhe Catherine Zeta-Jones ndjekin kur luajnë golf së bashku. Një deklaratë e Catherine kohët e fundit bëri bujë pasi tha se sa herë që Douglas humbet në golf ajo e detyron të heq pantallonat. Aktori hollivudian i ka konfirmuar fjalët e bashkëshortes, ndërsa ka shtuar se nuk heq vetëm pantallonat, por zhvishet tërësisht.