Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Michael Douglas tërhiqet nga aktrimi: “Do të kthehesha vetëm nëse…”

Ylli amerikan, Michael Douglas, zbuloi në një konferencë për shtyp në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary se nuk planifikon më të bëjë filma nëse nuk merr një ofertë joshëse dhe shpjegoi pse e mori këtë vendim. “Nuk kam punuar që nga viti 2022 sepse e kuptova se duhet të ndalem”-tha ai dhe shtoi se pas një karriere dhjetëvjeçare, dëshiron të shijojë kohën e tij të lirë.

“Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk dua të jem një nga ata që vdesin në shesh xhirimi”-tha ai. Ai theksoi se nuk e konsideron veten zyrtarisht në pension dhe se është i hapur për t’u rikthyer në Hollywood nëse i paraqitet një mundësi e mirë. “Nuk kam qëllime serioze për t’u kthyer. Them se nuk jam në pension sepse do të kthehesha nëse do të dilte diçka e veçantë, por përndryshe jo”-shtoi aktori. Duke folur për rolin e tij ideal, theksoi se është i lumtur që luan rolin e bashkëshortit të gruas së tij Catherine Zeta Jones dhe se ky është sekreti i një martese të mirë.

Rikujtojmë se aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Douglas.

Është e pamundur që të mos ketë ulje-ngritje nëse jeton me të njëjtin person dhe zgjohesh çdo ditë me të. Unë jam zgjuar me Mike për gati 25 vjet. Më pëlqen të jem e martuar, por është një gjë e çmendur kur e mendon vërtet. A do të martohesh me mua? Sigurisht! Por pastaj mendon për çantën Chanel për të cilën shpenzove një pasuri dhe në fakt nuk më pëlqen më, do ta vendos për rishitje.