Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Mikela Pupa tregon gjithçka rreth banorëve të “BBV2” dhe gjithashtu ka një mesazh për Efin!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit të Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë një nga ish-banoret e edicionit të dytë të “BBV2”, Mikela Pupa. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Efin, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi.

Si i ke përjetuar këto ditë pas daljes nga shtëpia?

Dola në një ditë që brenda bëhej festë dhe jashtë bëhej nami. Kishim muzikë atë natë që ishte protesta, ne po festonim brenda. (qesh) 

A të erdhi keq që u largove tani nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Normalisht që më erdhi keq, sepse nuk e meritoja të dilja unë e thashë edhe atë ditë kur dola, po të kisha gjetur ndonjë që të puthesha edhe mund të kisha shpëtuar nga eleminimi. Në dinamikat e lojës isha shumë më e fortë se Dea. E lashë “Për’Puthen” nuk do e sillja sërish në “Big Brother”. 

Pas daljes nga shtëpia e “BBV2”, Mikela është pritur mirë nga publiku me pak fjalë ka lënë një ‘shije’ të mirë.

Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme sepse në “Për’Puthen” kisha dalë shumë agresive, ajo goca që ulëret dhe bërtet gjithmonë, në “Big Brother” nuk doja që të lija të njëjtën ‘shije’.  Kur shihja debate që vërtet ishin pa peshë, nuk doja që të merresha dhe jam e kënaqur që kam nxjerrë edhe pjesën tjetër timen të vetes që njerëzit nuk e njihnin. 

A ka qenë e qëllimshme që të tregoje këtë anën tjetër tënden?

Normalisht që ka qenë e qëllimshme. Jo se nuk kam qenë pa sherre sepse aty e kam ngritur zërin, për gjërat që më shqetësonin por që nuk bëja drama, ia kisha lënë Oltës atë pjesë që ti ekzagjeroja gjërat dhe të ngrija një debat nga hiçi. Nuk doja ta bëja këtë isha shumë me këmbë në tokë, çfarë do të fitoja nëse do të ulërisja në fund të ditës. 

Unë u mërzita shumë që dola, por jam e kënaqur që dola me impakt pozitiv. Kur e shikoj që disa njerëz i kanë vënë shkelmin karrierës aty brenda them faleminderit Zot që kam dalë shumë mirë.

Çfarë mendimi ke për Efin që tani është aty brenda dhe si po e shikon?

Jam shumë krenare që është vetvetja. Është një karakter shumë i fortë dhe e ka menaxhuar shumë mirë lojën aty brenda. Efi e ka shprehur dhe vetë që ka pasur probleme me ankthin dhe presioni aty brenda është shumë i lartë, prandaj them që jam krenare sepse e ka menaxhuar shumë mirë. Nuk duhet të dalë, meriton shumë herë më shumë, meriton finalen dhe pse jo fitoren.  Fjalët e fundit që i kam thënë Efit kur kam dalë kanë qenë “Ti mund të luash edhe për të dyja ne. Kështu që mos u dorëzo!”

Mikela ka treguar më pas se ish-partneri i saj, Erioni nuk i ka shkruar pasi ka dalë nga shtëpia dhe sa i përket ish-kokurrentëve të tjerë të ‘Për’Puthen’ ajo zbuloi se vetëm Rrushja i kishte shkruar dhe i kishte uruar suksese.

Çfarë mendimi ke për Dean?

Unë me Dean jam shoqëruar goxha në shtëpi, është shumë vajzë e mirë por i ka ardhur momenti të luajë pak. Dea që kur ka qenë jashtë ka pasur ‘dark humor’.

Çfarë mendimi ke për Tean?

Tea më pëlqen si argumenton, por ndonjëherë ka filluar të bëhet pak si Olta i dramatizon shumë gjërat. E mirë është si vajzë. 

Më pas ka vijuar duke thënë se:

Unë kam qenë një nga njerëzit që e bëja gjithmonë, çdo javë buxhetin aty brenda. Duke i ditur pikat e dobëta të Luizit dhe se si ai i bën veprimet e veta që ai nuk do të marrë pjesë në buxhet, e respektonim sepse është e drejta e tij personale dhe nëse ti ia bën tendencioze prit pasojat. Unë e kam thënë edhe dje në ‘Prime’ që kur je aty brenda shikon pasojat dhe ato shihnim dhe ne, shihnim reagimet e Luizit dhe thonim “Ky nuk është normal, çfarë po bën?” Por kur je jashtë shikon edhe shkakun që pse ai po e bën atë veprim, gjë që aty brenda nuk mund t’i kontrollosh. I jap shumë të drejtë për shumë gjera, jo për mashtrimet por për shumë gjëra.

Çfarë mendimi ke për Oltën?

Dinake, manipuluese, intrigante dhe ‘drama queen’. Për këto gjëra e ka kurorën. 

Me kë pate marrëdhënie më të mira përveç Efit?

Me Kiarën, është ajo që duket. Kiara siç ia ka thënë edhe Luizi është si një kristal, shumë e pastër dhe më vjen shumë mirë që nuk ra pre e lojës së Oltës. I ka marrë frenat e lojës së vet në dorë. 

A do të lidhet Kiara me Luizin për çështje dashurie apo për lojë?

Për çështje dashurie, ndërsa Amosi dhe Dea për lojë.

Çfarë mendimi ke për Enin?

Është simpatik por aq. Për të isha bërë burrë dhe grua vetë.

Më pas vijoi duke thënë se:

Kristi mu duk si njeri me dy personalitete. Një e shihnim gjatë javës dhe një në ‘Prime’, mendonte se vetëm ‘Prime’ shihet dhe donte vetëm ai të drejtën e fjalës gjithë kohës. Kundërshtonte gjithë kohës dhe mendonte se gjithë javës nuk e sheh njeri ‘Big’-un. 

Mikela Pupa ka treguar se ka në plan të vazhdojë të qëndrojë në televizon dhe se ka gati dy projekte të reja që do t’i paraqesë.

Përveçse në Top Channel askund tjetër, nuk e tradhtoj Top-in.