Celebrities Music Showbiz

Miley Cyrus e vetmja që po i del në mbrojtje DaBaby-t! Ja çfarë thotë ajo…

Pas komenteve fyese dhe homofobe të reperit të njohur DaBaby, duket se Miley Cyrus po tregohet më e mirëkuptueshme rreth gjithë situatës së ndodhur dhe kundër reagimeve të ashpra që shumë të njohur të tjetër kanë bërë kundrejt tij. 29 vjeçari gjatë një koncerti në Miami, tha disa komente të pahijshme, gjë që ndezi zemërimin e ndjekësve dhe që atëherë disa festivale muzikore e kanë hequr atë nga listat e tyre e artistëve pjesëmarrës.

Miley Cyrus në vend që të vepronte si kolegët e saj, duke e sulmuar DaBaby, duket se ka qenë më gjakftohtë lidhur me ngjarjen. Në një postim të bërë në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja është shprehur:

Si një pjesëtare krenare dhe besnike e komunitetit LGBTQIA+, shumica e jetës sime i është kushtuar inkurajimit të dashurisë, pranimit dhe mendjes së hapur. Interneti mund të nxisë shumë urrejtje dhe zemërim dhe është bërthama e anulimit të kulturës…por besoj se mund të jetë gjithashtu një vend i mbushur me edukim, bisedë, komunikim dhe lidhje. 

Miley shtoi gjithashtu se është më e lehtë të kritikosh dikë sesa t’i falësh ata.

Nuk ka më vend për përçarje nëse duam që të shohim progres. Dija është fuqi. Unë e di që kam ende shumë për të mësuar.

Më tej këngëtarja e ka ftuar DaBaby-n që të flasin dhe të shohin se çfarë mund të mësojnë nga njëri-tjetri për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmje më mirëkuptuese.