Gossip Music

Pas komenteve të tij homofobe, Festivali i njohur muzikor anulon koncertin e reperit DaBaby!

Që pas komenteve fyese të reperit DaBaby në adresë të homoseksualëve dhe të infektuarve me HIV ka ardhur edhe një reagim i menjëhershëm nga Festivali muzikor Lollapalooza e cila ka anuluar shfaqjen e reperit, ku komentet e tij u cilësuan si homofobe.

Por ka qenë reperi T.I i cili ka shprehur mbështetje për artistin DaBaby në rrjetin e tij social Instagram, duke shprehur se:

Nëse do të kesh videon e Lil Nas X dhe ai të jetojë të vërtetën e tij, patjetër që do të kesh njerëz si DaBaby që do të thonë të vërtetën e tyre.

Ndërkaq, Festivali Lollapalooza ka njoftuar se reperët Young Thug dhe G Herbo do të marrin vendet e DaBaby-t në festival. Festivali tha në një njoftim në Twitter se ishte “i bazuar në diversitet, përfshirje, respekt dhe dashuri” dhe se performanca e DaBaby u anulua.

Rikujtojmë, se pas këtyre komenteve fyese reagoi menjëherë edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila e tronditur shprehu se:

Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS.

Por pas gjithë kësaj buje artisti i njohur, DaBaby reagoi duke pranuar se fjalët e tij ishin ‘të pandjeshme’ por që ai nuk kishte ‘asnjë qëllim për të ofenduar askënd’. Pas kësaj deklarate skandaloze, ai reagoi përmes një statusi në Twitter, duke kërkuar falje.