Miliarderi britanik Richard Branson ka në plan të ‘mundë’ miliarderin dhe rivalin e tij Jeff Bezos në hapësirë. Sipas mediave të huaja, kompania e Branson, “Virgin Galactic”, bëri një njoftim surprizë duke deklaruar se ai do të përpiqet të fluturojë me Virgin Galactic më 11 korrik, praktikisht nëntë ditë para nisjes së planifikuar të Bezos më 20 korrik.
Njoftimi e vë Branson, në vend të Bezos, në gjendje të bëhet miliarderi i parë që udhëton në hapësirë në bordin e një anije kozmike që ai ndihmoi në financime. “Virgin Galactic” kishte planifikuar të fillonte fluturimin e klientëve vite më parë, por programi i tij i zhvillimit u rikthye nga disa fatkeqësi, duke përfshirë një aksident provë të vitit 2014 që rezultoi në vdekjen e një bashkë-piloti.

Përpjekjet e tyre janë hartuar prej kohësh si një “garë hapësinore miliarderësh”, por në intervista, Branson ka thënë shpesh se nuk është i interesuar të “garojë” në hapësirë. Ndryshe, “Blue Origin” njoftoi më herët në qershor se Bezos do të fluturonte së bashku me vëllain e tij, Mark Bezos.

Rikujtojmë, se më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bënë thirrje të mos lejohet më rikthimi i Bezo snë tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmonë.