Tech

“Perandor i lig”, njerëzit nuk duan që Jeff Bezos të rikthehet më në tokë pas udhëtimit në hapësirë!

Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë “Amazon” njoftoi se do të fluturojë në hapësirë gjatë muajit korrik, në fluturimin e parë hapësinor nga kompania e tij e raketave “Blue Origin”. Njoftimin e bëri vetë miliarderi në rrjetin social Instagram. Po ashtu ai njoftoi se do ta shoqërojë vëllai i tij.

Një udhëtim i cili ka vlerën 28 miliardë dollarë, po shkakton një kauz virale kundër njeriut të dytë më të pasur në botë. Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bënë thirrje të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmonë.

Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Ai është në të vërtetë një perandor i lig, që dominon të gjithë globin. Ne e kemi ditur këtë për vite me rradhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën. Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv.

Bezos ende nuk ka komentuar publikisht për peticionin. Ndërkohë, ish-gruaja e Bezos, MacKenzie Scott, njoftoi javën e kaluar se që nga divorci i saj me miliarderin, ajo ka dhuruar afro 3 miliardë dollarë ushqim për bamirësi.