Celebrities Showbiz

Miranda Kerr shpjegon se pse ka vendosur të qëndrojnë miq me ish-bashkëshortin Orlando Bloom pas ndarjes së tyre!

Aktori i Hollywood-it, Orlando Bloom dhe ish-partnerja e tij, Miranda Kerr vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet më të mira. Përveç kësaj Miranda gjithashtu ka raporte shumë të mira me partneren aktuale të aktorit, këngëtaren Katy Perry. Së fundmi modelja dhe sipërmarrësja e njohur është shprehur për ish-bashkëshortin e saj se:

Unë gjithmonë kam dashur më të mirën për të dhe ai gjithashtu për mua.

Orlando Bloom dhe Miranda Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në vitin 2013 dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar të quajtur Flynn. Kerr u martua më pas me themeluesin e rrjetit social “Snapchat”, Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë të vegjël. Bloom aktualisht është i fejuar me Katy Perry-n. Çifti solli në jetë fëmijën e parë, Daisy-n në gusht të vitit 2020. Kerr shpjegoi kohët e fundit në një episod të podcastit “Ladies First With Laura Brown” se ata janë akoma miq të mirë edhe pse nuk janë më bashkë. Duket se ish-çifti janë ndarë me marrëveshje dhe nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ajo tha se:

Është e pabesueshme që Orlando dhe unë kemi qenë në gjendje të gjejmë partnerë të tjerë që bashkëpunojnë vërtet mirë me ne dhe janë mirëkuptues.

Madje, ajo vuri në dukje se Bloom dhe bashkëshorti i saj aktual Evan Spiegel, janë miq. Kerr u martua me Spiegel në vitin 2017. Super modelja vijoi:

Është një bekim për mua dhe nuk ka nevojë të ketë zënka dhe hatërmbetje mes nesh. Mund të jetë një marrëdhënie harmonike edhe pse ne nuk jemi më bashkë dhe ju mund të jeni dashamirës me ish-partnerin tuaj.

Kjo nuk është hera e parë që Kerr flet për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin. Në fakt, vetëm disa muaj më parë ajo tha se e donte Katy Perry-n më shumë se Bloom. Miranda u shpreh:

Ne shkojmë me pushime së bashku dhe festojmë të gjitha ngjarjet e rëndësishme. Unë e dua atë. Me siguri mund të them që e dua më shumë se babain e Flynn.