Celebrities Gossip Showbiz

Mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale dhe Dua Lipa i mahnit të gjithë fansat e saj!

Dua Lipa është një nga artistet më të njohura në industrinë e muzikës në këto momente dhe ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, por ishte një llogari e fansave që së fundi ndau fotot me bikini të këngëtares bukuroshe. Fotot u bënë virale dhe mahnitën fansat e saj, me komplimentet dhe komentet e shumta. Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi këngëtarja e ‘One Kiss’ ka marrë edhe propozime për martesë në rubrikën e komenteve të fotove të tjera.

Sa herë që ajo vendos të bëjë një postim, shumë nga 80 milionë ndjekësit e saj i lënë mesazhe të pafundme mbështetjeje. Dua Lipa ishte gjithashtu në titujt kryesorë së fundmi pasi regjisori Cameron Crowe dha një intervistë për Rolling Stone, duke e lidhur muzikanten Lipa me një rol në filmin X-Men si heroina Dazzler.

Po, kam menduar për të për Dazzler, e dini, kam menduar për këtë për një kohë. Mendoj se është e mrekullueshme.

Vlen të theksohet gjithashtu se Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS ishin në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Të diel në 20 nëntor 2022 në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor do çelet zyrtarisht Kupa e Botës, para pak kohësh u bë me dije se janë disa këngëtarë që konkurrojnë për të qenë pjesë e cermonisë hapëse.

Së fundmi vetë artistja e njohur, Dua Lipa ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram. Këtë gjë e ka mohuar vet këngëtarja, e cila u shpreh se nuk do të performojë dhe as nuk ka qenë e përfshirë në negociata për një gjë të tillë.

Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performojë dhe as kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Unë do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bën kur fituan të drejtën për të mirëpritur Kupën e Botës.