Celebrities Design Showbiz

Moderne, minimaliste dhe elegante/ Kim Kardashian nxjerr në treg linjën për aksesorë shtëpiakë!

Kim Kardashian tani po merret dhe me dekorimin e shtëpisë. Pasi lançoi me sukses linjën e veshjeve, të brendshmet, produktet e grimit apo kujdesin e lëkurës, ylli televiziv tani ka nxjerrë në treg një linjë aksesorësh për tualetin si pjesë e markës së saj Skkn by Kim. Por mbajtja e koshit tuaj të ri të mbeturinave të projektuar nga Kardashian do të jetë si të merreni me stërvitje, sepse ai, së bashku me gjithçka tjetër në koleksionin minimalist, është bërë nga betoni i pastër.

Gama përfshin pesë aksesorë, të gjitha të disponueshme për blerje duke filluar nga 16 tetori. Vetë marka u shpreh lidhur me këtë linjë:

Çdo pjesë dekorative është punuar nga betoni, me një dizajn minimalist që imiton paletën qetësuese estetike dhe neutrale të ngjyrave të shtëpisë së Kardashian. I projektuar për të bërë bashkë artin dhe funksionalitetin, koleksioni e transformon shtëpinë në një oaz të qetë dhe pa rrëmujë.

Kardashian e përshkroi koleksionin si “elegante, moderne, minimaliste”. Ai ishte projektuar për të plotësuar shtëpinë e saj në Kaliforni, të dizajnuar nga Axel Vervoordt dhe Vincent Van Duysen, ku mbizotërojnë mobiljet në nuanca kremoze. Kim u shpreh:

E dija që doja të plotësoja koleksionin tim të kujdesit të lëkurës me aksesorë shtëpie, të dizajnuara për të shfaqur produktet e mia dhe për të ngritur shtëpinë me elegancë moderne, minimaliste. Kur dizenjova këtë koleksion, desha të sjell elementet monokromatike të dizajnit të brendshëm nga shtëpia ime tek të tjerët. Jam e emocionuar që mund ta ndaj këtë koleksion me të gjithë.

Rikujtojmë se, Kim Kardashian mesa duket paska përjetuar një ndarje shumë të dhimbshme me ish-të dashurin e saj Kanye West. Muajt e fundit asaj i është dashur të vuajë pasojat e tradhtisë së tij dhe tani ajo ka filluar të bëhet edhe një herë Kim që të gjithë e kujtojnë. Biznesmenia ka blerë një rezidencë në bregdet në Malibu, me vlerë gati 100 milionë dollarë, por që më në fund ka mundur ta blejë për vetëm 70 milionë dollarë.