Celebrities Gossip Showbiz

Mohoi llogarinë në Instagram të hapur nga Kiara, kunati i Luizit kërkon të përfitojë sërish nga ai?!

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolur momentalisht, që nga hyrja e tij në “Big Brother VIP” e deri më tani. Ai është mjaft i komentuar si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë, ku duhet thënë se i ka trazuar mjaft ujrat. E një nga shumë situatat e përfolura ka qenë dhe Instagrami i tij, që ka përfshirë shumë njerëz të afërt të tij dhe jo vetëm.

Ditën e djeshme Kiara Tito, partnerja e tij, vendosi që të ‘përvishte mëngët’ dhe të merrte nën kontroll rrjetet sociale të të dashurit të saj. Këtu përshihej hapja e një llogarie në Instagram në emrin e tij, e vetmja faqe zyrtare. Në këtë llogari, të cilën ajo më pas e ripostoi edhe në InstaStory, shkruhej nën një foto të Luizit se:

Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, për sa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e “Big Brother”, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Deri këtu çdo gjë duket se po shkon mirë. Por çfarë mendojnë të afërmit e Luizit për këtë? Ishte kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, i cili erdhi me një reagim në dukje të çuditshëm. Sokol Tahiri shpërndau një postim në Instagramin e tij ku shkruhej:

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Tahiri (@sokol.tahiri.71)

Më herët, familja e Luizit e më saktësisht motra e tij, vendosën që të hanin një GoFundMe për të mbeldhur para nga të gjithë dashamirësit e tij. Mos është kjo një formë tjetër për ‘të përfituar’ nga Luizi? Na mbetet të presim deri në daljen e këngëtarit nga “BBV” për të mësuar se çfarë do të thotë ai për të gjithë këtë situatë të çuditshme të krijuar.