Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Dafina Zeqiri sapo na konfirmoi bashkëpunimin me Beatrix Ramosaj?

Beatrix Ramosaj prej muajsh tanimë është një emër shumë i komentuar në media për gjithë eksperiencën e saj në ‘BBV’ duke filluar nga historia me Donaldin e së fundmi pas daljes për ndarjen që përflitet mes tyre. Pak javë më parë, bukuroshja publikoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit, që mesa duket nuk ishte aq fatsjellëse për dyshen.

Mirëpo, përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj para disa ditëve na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

E mesa duket nuk janë thjesht dyshime, por vetë Dafi së bashku me partnerin e saj Dj Geek duket se na kanë zbuluar se dy bukuroshet do të vijnë në bashkëpunim. Në postimin e fundit të Trixa-s, këngëtarja dhe Geek i lanë nga një koment që nuk e dimë për ju, por ne na u duk si tekst kënge.

Geek: Se ti, ti, ti…

Dafina: Se zemra gabon po dikur e gjej dikon që… 

Pra, si mendoni mund të kemi një surprizë mes dy bukurosheve?

Nga ana tjetër Donald Veshaj do të lançojë ditën e sotme në orën 18:00 një këngë të re. E teksa na ka treguar një sekuencë shumë të shkurtër, një fragment që aktori ka vendosur të na zbulojë ka diçka që na lë disa dyshime se projekti mund të jetë një dedikim.

Nuk dihet se për kë e ka Donaldi po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother” në një nga bisedat e tij me Semin, Donaldi shprehet njësoj si në këngën e re që do të publikojë:

Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj a jam idiot a jam idiot i joti, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’.