Celebrities Gossip Music Showbiz

Mos ndoshta Jesy Nelson po kërkon që të qetësojë ‘gjakrat’ mes vajzave të “Little Mix”?!

Pavarësisht të gjitha gjërave që kanë ndodhur mes tyre, përsëri duket që akoma ndjenja e dashurisë dhe e respektit në një lloj mënyre nuk është humbur. Së fundmi Jesy Nelson ka pranuar se është shumë e trishtueshme pjesa që nuk flet më me ish-anëtaret e grupit ‘Little Mix’ që pas largimit të saj nga grupi.

Këngëtarja, 30-vjeçare, gjatë një interviste me Graham Norton ka thënë se nuk do të donte t’i bënte keq ish-shoqeve të grupit Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall edhe pas polemikave që kanë qarkulluar kohëve të fundit për “blackfishing” në videoklipin e saj më të ri të titulluar ‘Boyz’.

Duke biseduar me Graham Norton në emisionin e tij, Jesy tha se e pëlqente kohën e saj që kalonte me ‘Little Mix’ dhe se ju uron atyre gjithë të mirat. Ajo tha gjithashtu se pas publikimit të këngës së saj të parë solo ajo po shpreson të regjistrojë një album të sajin në vitin 2022.

E pyetur për largimin e saj nga ‘Little Mix’, bukuroshja është shprehur se:

Ne nuk flasim më. Është shumë e trishtueshme, por sinqerisht nuk do të doja ti bëja keq atyre nga ana ime, unë ende i dua ato dhe sinqerisht u uroj gjithë të mirat. Më pëlqeu koha me to, dhe ne kemi kujtimet më të pabesueshme së bashku, por është vetëm një nga ato gjëra që duhet të marrë kohë, kështu që kush e di.

E pyetur për planet e saj për një album të ri në të ardhmen, Jesy shtoi se:

Një album shpresojmë vitin e ardhshëm. Jam ende në proces të shkrimit dhe nuk dua t’i nxitoj gjërat.

Rikujtojmë se së fundmi mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit ‘Little mix’ po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo.

Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Një burim pranë tyre është shprehur se:

Ato kanë qenë mjaft të hapura me njëra -tjetrën në lidhje me gjithçka. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po pret si kompozitore dhe prezantuese e re ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera. Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy-n. Ato të gjithë e dinë se do të duhet të ketë një karrierë përtej ‘Little Mix’, kështu që ata i kanë vënë gjërat në vijë. Plani është që të shikohen angazhimet, pastaj t’i drejtohen projekteve solo pothuajse menjëherë. Synimi është që ta mbajnë grupin në lëvizje, por kështu përfundoi ‘One Direction’ dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka.