Celebrities Gossip Music Showbiz

Ja cili do të jetë fati i grupit të njohur ‘Little Mix’!

Së fundmi mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall  po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit ‘Little mix’ po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo.

Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Një burim pranë tyre është shprehur se:

Ato kanë qenë mjaft të hapura me njëra -tjetrën në lidhje me gjithçka. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po pret si kompozitore dhe prezantuese e re ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera. Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy-n. Ato të gjithë e dinë se do të duhet të ketë një karrierë përtej ‘Little Mix’, kështu që ata i kanë vënë gjërat në vijë. Plani është që të shikohen angazhimet, pastaj t’i drejtohen projekteve solo pothuajse menjëherë. Synimi është që ta mbajnë grupin në lëvizje, por kështu përfundoi ‘One Direction’ dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka. 

Leigh-Anne po debuton me aktrimin në filmin e Krishtlindjeve ‘Boxing Day’ dhe thuhet se po shikon role të tjera aktrimi ndërsa Perrie thuhet se po krijon kompaninë e saj. ‘Little Mix ‘do të publikojnë albumin e tyre të parë të suksesshëm ‘Between Us’ më 12 nëntor të këtij viti, ku përfshihen katër këngë të reja. Turneu i tyre përfundon në Londër me tre shfaqje nga 13 deri me 15 maj.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur, Jesy Nelson së fundmi ka zbuluar se u largua nga grupi i famshëm muzikor pas 10 vitesh pasi ndihej e bllokuar. 30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor prandaj dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore.

Sidoqoftë, një burim tani ka zbuluar se largimi i saj erdhi si një tronditje e plotë për anëtaret Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, të cilët dëgjuan për vendimin përmes avokatëve të tyre.