Lifestyle

Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit!

Periudha e muajve të parë pas lindjes është tejet e lodhshme për nënat. Ekspertët besojnë se faktikisht ‘stuhia e madhe’ vjen në vitet e adoleshencës, stuhi e cila shkakton më së shumti pikëllim. Hulumtuesit e SHBA-së së fundmi kanë studiuar 2,000 nëna të fëmijëve dhe të rriturve dhe kanë analizuar faktorët si mirëqenia personale e nënës, stili i jetës dhe perceptimet e fëmijëve të tyre.

Studimi ka zbuluar se depresioni rritet dhe bie përderisa fëmijët rriten. Nënat e adoleshentëve, apo fëmijëve 11 dhe 12 vjeçar, kishin qenë ndër periudhën më të vështirë. Këta fëmijë i nënshtrohen shumë ndryshimeve njëkohësisht si faza e pubertetit, hormonet, ndryshimet në trup, investimi enorm në të qenët ‘i famshmi’ në mesin e shokëve, eksperimentimi me testimin e limiteve siç është provimi i drogave, alkoolit apo seksit.

Në përpjekjet e tyre për t’u pavarësuar nga prindërit, këta fëmijë fillojnë të sillen më ashpër me prindërit. Të gjitha këto vijnë së bashku duke krijuar një ‘stuhi të përsosur’, e cila shpeshherë i lë prindërit konfuzë dhe me mendimet se nuk janë të aftë të jenë prindër të mirë gjatë kësaj periudhe.

Të kesh një fëmijë është njësoj si të fitosh superfuqinë e durimit të përjetshëm. Sipas standardeve të shoqërisë, një nënë duhet të ketë durim të fortë, të flasë me butësi dhe zë të ulët, të mos reagojë kur fëmijët shkatërrojnë shtëpinë dhe pas kësaj, të mos e lejojë stresin ta ndalojë të bëj gjithë detyrimet e tjera të ditës.

Ndodh që mes rrëmujës në ndjekje të detyrave dhe kujdesit ndaj fëmijëve ka një shpërthim emocional. Ky shpërthim emocional manifestohet dhe nxitet nga detyrat prindërore dhe vështirësitë e tyre. Po çfarë të bësh kur përjeton këtë emocion të fortë? Me rëndësi është të kuptosh çfarë po e shkakton dhe kështu do mundesh të marrësh kontroll mbi nervat e tua. Ekspertët sugjerojnë aplikimin e teknikave të frymëmarrjes së thellë. Nis me frymëmarrjen për 4 sekonda, mbaje 7 sekonda dhe nxirre për 8 sekonda frymën. Numëro teksa bën veprimet.