Lifestyle

Nuk e përmbani dot zemërimin ndaj fëmijëve?! Ekspertët vijnë me disa këshilla për ju!

Të kesh një fëmijë është njësoj si të fitosh superfuqinë e durimit të përjetshëm. Sipas standardeve të shoqërisë, një nënë duhet të ketë durim të fortë, të flasë me butësi dhe zë të ulët, të mos reagojë kur fëmijët shkatërrojnë shtëpinë dhe pas kësaj, të mos e lejojë stresin ta ndalojë të bëj gjithë detyrimet e tjera të ditës.

Ndodh që mes rrëmujës në ndjekje të detyrave dhe kujdesit ndaj fëmijëve ka një shpërthim emocional. Ky shpërthim emocional manifestohet dhe nxitet nga detyrat prindërore dhe vështirësitë e tyre. Po çfarë të bësh kur përjeton këtë emocion të fortë? Me rëndësi është të kuptosh çfarë po e shkakton dhe kështu do mundesh të marrësh kontroll mbi nervat e tua. Ekspertët sugjerojnë aplikimin e teknikave të frymëmarrjes së thellë. Nis me frymëmarrjen për 4 sekonda, mbaje 7 sekonda dhe nxirre për 8 sekonda frymën. Numëro teksa bën veprimet.

Specialistët theksojnë se është me rëndësi edhe të zgjedhësh të distancosh pak veten nga situatat dhe të merresh me diçka tjetër, mbase një aktivitet fizik. Jepi prioritet kujdesit për veten, bëj pushim herë pas here dhe merru me aktivitete që të bëjnë të lumtur. Komuniko me partnerin nëse ke për të ndarë detyrat për kujdesin e fëmijës. Tregohu e sinqertë për ndjesitë e tua dhe kërko ndihmë. Njihu me limitet e tua dhe mos i shkel ato.

Ndërkaq, është e zakonshme që fëmijët të grinden. Rekomandohet që të mos bëni asgjë nëse situata nuk del jashtë kontrollit. Ndërhyrja juaj e hershme mund ta mësojë fëmijën tuaj se kur është në telashe, prindërit e tyre do të vijnë në ndihmë dhe ata nuk do të mësojnë të zgjidhin problemet vetë. Por nëse konflikti bëhet më agresiv, duhet të veproni dhe t’i inkurajoni fëmijët të flasin dhe të tregojnë anën e tyre të historisë, duke shpjeguar gjithmonë se sulmet fizike janë të gabuara.