Celebrities Gossip Showbiz

Motrat Istrefi janë rikthyer më fuqishëm se kurrë! Jo vetëm Era, por dhe Nora na paralajmëroi një tjetër surprizë…

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish dhe jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por edhe me këngën e saj më të fundit që ka vetëm pak javë që e ka publikuar dhe që kishim kaq shumë muaj që e prisnim që pas bashkëpunimit të saj super të suksesshëm veror me Melinda Ademin dhe Gjikon.

Megjithatë, nëse mendonit se do të na duhej të prisnim gjatë, e keni gabim. Duket se motrat Istrefi janë rikthyer më fuqishëm se kurrë. Pas ‘Më mungon’, bukuroshja do të vijë një tjetër surprizë. Me anë të një Instastory, teksa ka ripostuar një pjesë gjatë xhirimeve, duke treguar gjithashtu se projekti i saj i ardhshëm do të jetë me videoklip dhe do të vijë më shpejtë nga sa mendonim.

Era hit po vjen

Nga ana tjetër dhe Era, pas suksesit të hitit ‘Bebe’ ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër projekt muzikor.

E vetëm disa javë më parë patëm mundësi të dëgjonim “Më mungon” nga Nora, një këngë dashurie perfekte për këto ditë të ftohta.