Bota

Muzeu më i vizituar në botë “nën hije” si pasojë e pandemisë!

Pandemia e koronavirusit ka vazhduar të ndikojë në numrin e personave që vizitojnë muzeun e Luvrit në Paris. Muzeu njoftoi se numri i vizitorëve ka rënë me 70% krahasuar me 9.6 milionë në vitin 2019. Në vitin 2021, numri i tyre arriti në 100,000 mbi nivelin e vitit 2020.

Luvri u mbyll për vizitorët nga 1 janari deri më 19 maj 2021, si pjesë e masave të Francës për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndërkohë, pothuajse dy të tretat e vizitorëve të këtij viti vinin nga Parisi.

Një numër rekord vizitorësh prej 10.2 milionë vizituan Luvrin në vitin 2018, duke u konsideruar si muzeu më i vizituar në botë. Përpara pandemisë, muzeu ishte i popullarizuar me turistë nga vendet jo anëtare të BE-së, kryesisht nga SHBA-ja dhe Kina, të cilët përbënin 75% të vizitorëve.

Ndërkaq, së fundmi ju sjellim në vëmendje se një pronar restoranti në Australi, ka kërkuar nga autoritetet diçka të pazakontë. Iyas Shaheen ka kërkuar nga autoritetet që të lejojnë njerëzit të infektuar me COVID-19 e që nuk kanë simptoma, të punojnë në restorantin e tij. Ai tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit prej COVID-19.