Botë e Çuditshme Food & Drink

“Virusi tani është kudo…”/Iyas Shaheen po kërkon njerëz të infektuar me COVID-19 të punojnë në restorantin e tij!

Një pronar restoranti në Australi, ka kërkuar nga autoritetet diçka të pazakontë. Iyas Shaheen ka kërkuar nga autoritetet që të lejojnë njerëzit të infektuar me COVID-19 e që nuk kanë simptoma, të punojnë në restorantin e tij. Ai tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit prej COVID-19.

Nëse do të ecim përpara dhe do ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër. Nëse keni virusin dhe nuk jeni sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ. Virusi është kudo tani, nëse rezultoni pozitiv, nuk ka asgjë të keqe me ju, duhet të jeni në gjendje të shkoni në punë.

Shaheen bëri thirrje për një ndryshim të direktivës pasi të dy variantet Omicron dhe Delta u përhapën shpejt në Queensland. Vende të tjera u detyruan të mbylleshin përkohësisht përpara tregtisë së ngjeshur të fundvitit për t’u siguruar që kishte staf të mjaftueshëm për t’u kujdesur për turmat e njerëzve.

Sheehan fajësoi rihapjen e kufirit me shtetet jugore që më parë konsideroheshin pika të nxehta të COVID nga qeveria e Queensland. Ai tha se përhapja e virusit do të kishte qenë më pak e rëndë në të gjithë shtetin nëse kufiri do të ishte rihapur pas periudhës festive.

Numrat e rasteve me COVID-19 vazhdojnë të rriten në Queensland duke shkaktuar kaos në vendet e testimit pasi 5,699 infeksione të reja u raportuan të martën. Klinikat në të gjithë Queensland-in juglindor ishin të papërgatitur për rreshtimin e qindra njerëzve që qëndruan në radhë deri në shtatë orë për t’u testuar.