Celebrities Pardon My French Showbiz

“Muzikë kur dëgjoj”, Ervin Kurti sjell rubrikën më të re në “E Diell”: Shumë artistë do i shohim në një dimension tjetër…

I ftuar sot në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, Ervin Kurti komentoi gjithçka rreth rikthimit të tij në televizion, pas një pauze të shkurtër. “Muzikë kur dëgjoj” titullohet rubrika ku shumë shpejt do ta shohim bashkë me Nevina Shtyllën, rubrikën më të re në programin televiziv “E Diell”.

“Muzikë kur dëgjoj” është një projekt që kam ngritur. Për këtë, më ka dhënë një shtysë Anxhela Peristeri. Spoti është misterioz dhe kjo ka një kuptim të fshehtë.

Në qendër të këtij programi do jetë një personazh nga arti, kultura, sporti. Do rikthehen shumë artistë që kemi qejf t’i shohim, por në një dimension tjetër. Nuk do jetë fare intervistë klasike. Do jetë shumë dinamike. Do ketë një pjesë në terren, është një risi kjo gjë. Do i japim pak mundësi teleshikueve të bëjmë një formë Big Brother, por në formën si ne xhirojmë. Do jetë e bazuar në muzikë dhe në emocione.

Programi do nisë në fillim të marsit dhe do transmetohet në Top Channel, direkt pas Big Brother Fan Club në “E Diell”.

Unë jam shumë nostalgjik. Shpeshherë ftoj personazhe nostalgjike. Ne i referohemi të shkuarës për të gjetur një copëzë lumturie. Format dhe masën e gjen ti, por një referencë nga e kaluara të jep një spunto.