Celebrities Gossip Showbiz

Na i bëri sytë zemra, Jennifer Lawrence shfaqet me bark të rrumbullakosur në trailer-in e ri të filmit “Don’t Look Up”!

Në një video të publikuar të martën, më 16 nëntor, aktorja 31-vjeçare, Jennifer Lawrence, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, tregoi barkun e saj të rrumbullakosur. Për këtë rast, Jennifer kombinoi një fustan të zi të thurur me një gjerdan me perla dhe zinxhirë floriri, shumë larg nga ajo që do të vishte personazhi i saj Kate Dibiasky.

Pregnant Jennifer Lawrence Shows Off Her Baby Bump in New Video - E! Online

Personazhi i saj mbante gjithashtu unaza të shumta në hundë, diçka e cila padyshim nuk mbeti pa u komentuar.

Unaza në hundë, njëra varet, tjetra është magnet. Shumë e shumë herë e kam thithur aksidentalisht magnetin e përmendur dhe më është dashur ta pështyj para Leonardo DiCaprio.

Jennifer Lawrence, Don't Look Up, Netflix

Me regji të Adam McKay, “Don’t Look Up” ka një kast të përzgjedhur duke përfshirë Meryl Streep, Timothée Chalamet, Jonah Hill, Cate Blanchett dhe Tyler Perry. Megjithatë, për Jennifer, aktrimi së bashku me Ariana Grande, e cila luan një yll të muzikës pop të quajtur Riley Bina në film, ishte momenti kryesor i kohës së saj në xhirime.

Ajo ishte një nga ditët më të lezetshme të jetës sime. Unë bëra një foto me të. Dukem si një fituese e konkursit në radio.

Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Jennifer Lawrence del publikisht gjatë shtatzanisë. Pothuajse tre javë pasi konfirmoi lajmin e gëzuar, Jennifer Lawrence doli për një shëtitje me burrin Cooke Maroney. Jennifer ishte e buzëqeshur gjatë një shëtitjeje në Nju Jork. Fituesja e Oskarit, e cila është në pritje të ëmbël, u fotografua teksa bënte pazar në lagjen Soho të Manhattanit më 26 shtator.