Celebrities Gossip Showbiz

Na paskan hedhur hi syve?! Fotoja e Messi-t dhe Ronaldo-s theu rrjetin por paska qenë e gjitha një montazh!

Prej dekadash, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në fushën e blertë dhe janë konsideruar si rivalët më të mëdhenjë të epokës së tyre. Por ka qenë marka luksoze Louis Vuitton që i ka bërë bashkë përtej futbollit, në një ndeshje shahu.

Megjithatë, pasi foto theu rrjetin dhe bëri xhiron e botës, një hipotezë ka dalë në pah. Messi dhe Ronaldo nuk janë takuar kurrë për të bërë atë foto por është bërë montazh.

Shkak për këto dyshime është bërë vetë marka Louis Vuitton që fshiu videon nga skenat e xhirimit vëtëm një minutë e dymbëdhjetë sekonda pas postimit. Por këto pamje nuk shpëtuan pa u ruajtur nga njerëz të ndryshëm dhe në to nuk shihet në asnjë moment Messi dhe Ronaldo bashkë, por secili në plan vetëm. Kjo ka bërë skeptik njerëzit në mbarë botën, por gjithsesi foto është publikuar nga vetë futbollistët në llogaritë e tyre.

Messi dhe Ronaldo kanë folur dhe për momentet e tyre më krenare si futbollistë ndërkombëtarë përpara asaj që do të jetë Botërori i pestë për të dy lojtarët. Messi është shprehur:

Fitorja më e paharrueshme për mua ishte fitorja e njohjes së popullit argjentinas.

Dhe Ronaldo shton:

Kur fitova titullin e parë për kombëtaren e Portugalisë.

Fotografia pritet të jetë imazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave në Instagram, me postimin e Ronaldos që tashmë ka marrë mbi 30 milionë pëlqime.

Ftubollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një çmim individual i Lionel Messit pothuajse e detyroi atë të tërhiqej në vitin 2019. Ylli portugez pranoi se ai ishte gati të rrezikonte duke lënë Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusit katër vite më parë. Në biografinë e tij të Ronaldos që u publikua të mërkurën, gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand zbuloi një pjesë në lidhje me zhgënjimin e yllit aktual të Manchester United pasi nuk arriti të fitonte Topin e Artë në vitin 2018.