Celebrities Gossip Showbiz

Naomi Campbell e lindi vajzën nga një nënë surrogate?!

Naomi Campbell i habiti të gjithë kur u bë nënë për herë të parë para pak ditësh. Edhe pse 50 vjeçe supermodelja duket sikur sa vjen dhe rinohet.

Dëshirën për të patur një fëmijë Naomi e ka shprehur dhe më para dhe duket se kjo ishte një ëndërr e realizuar për të. Megjithatë, ekziston mundësia që fëmijën mos ta ketë mbartur vetë ajo, por një nënë surrogate, pasi modelja është parë në New York 3 javë para ardhjes në jetë të vajzës së saj dhe nuk dukej barku i rrumbullakosur.

Ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nga ana e Naomit, por nuk ngurron të thotë fjalët më të bukura për të bijën në rrjete sociale. Para një jave, ajo postoi një foto të të voglës së saj duke e shoqëruar me mbishkrimin:

Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe.