Celebrities Gossip Showbiz

Naomi Campbell i habit të gjithë, bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare!

Ajo është padyshim një nga femrat më të bukura dhe pavarësisht se vitet kalojnë mbetet po e njëjta. Së fundmi supermodelja e famshme Naomi Campbell i ka surprizuar të gjithë duket zbuluar se është bërë nënë për herë të parë.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, 50-vjeçarja ka postuar një foto të këmbës së fëmijës dhe e emocionuar ka prekur ndjekësit me fjalët:

Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe.

Nuk është kurrë vonë për ju të bëheni nënë dhe këtë sapo ua vërtetoi Naomi! Në fakt, ky lajm vjen pak kohë pasi Naomi pranoi se mendon të ketë një fëmijë. Në vitin 2017, super ylli u shpreh për revistën “ES” se:

Mendoj gjatë gjithë kohës që të kem një fëmijë. Por tashmë me zhvillimin e shkencës mendoj se mund ta bëj këtë gjë kur të dua unë.

Rikujtojmë, se së fundmi, Campbell i ka lënë të gjithë pa fjalë. “Pantera e zezë” ka pozuar për revistën “i-D”, në të cilën është shfaqur topless në pjesën e sipërme. Ajo i ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore.