Celebrities Gossip Showbiz

Ndahet më në fund pasuria e të ndjerit Silvio Berlusconi!

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë  fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Toëers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë. Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Marina dhe Pier Silvio mes tyre do të kenë afërsisht 53% të aseteve, me rrjedhojë kontrollin mbi aksionet e kompanive nëpërmjet Fininvest dhe fëmijët Barbara, Eleonora dhe Luigi do të kenë disponueshmëri personale shumë të rëndësishme. Ndërkaq raportohet se ish-bashkëshortet, të dyja të divorcuara, ishin të përjashtuara nga testamenti. Rikujtojmë se Silvio ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 87 vjeçare pasi vuante nga leuçemia.