Francesca Pascale ka ndarë dhimbjen dhe përjetimet e saj më të thella pas humbjes së Silvio Berlusconit në një intervistë të sinqertë për programin “Le Iene”.
Ajo tregoi se çdo moment gëzimi në jetën e saj ia dedikon atij, duke shprehur se e ndjen mungesën e tij çdo ditë.
Më mungon tmerrësisht, çdo ditë. Më mungon më së shumti miku im më i mirë
– tha Pascale, e cila pranoi se asnjë këshillë tjetër nuk mund të ishte më e vlefshme se ato që i dha Berlusconi.
Lidhja e tyre, e cila filloi në vitin 2010 dhe zgjati rreth dhjetë vjet, ishte gjithmonë nën vëmendjen e medieve, sidomos për shkak të diferencës së madhe të moshës mes tyre, pasi Berlusconi ishte 49 vjet më i vjetër.
Pas ndarjes, Pascale ka folur gjithmonë me respekt për të dhe ka pranuar se marrëdhënia e tyre ishte “e papërsëritshme”.
Ajo theksoi se humbja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën e saj, dhe një nga dhimbjet më të mëdha për të mbetet fakti që nuk pati mundësinë ta përshëndeste për herë të fundit.
Pascale shpjegoi se Berlusconi ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të, duke i dhënë mundësinë për t’u realizuar në fushën e biznesit, dhe gjithmonë duke i ofruar lirinë ekonomike për të ndjekur pasionet e saj.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj për gjithçka që ka arritur falë tij.
Në vitin 2022, Pascale u martua me këngëtaren Paola Turci, por çifti u raportua se janë ndarë në vitin 2024 pas dy vitesh martesë.
Gjatë intervistës, Pascale gjithashtu foli për udhëtimin e saj personal dhe pranimin e orientimit të saj seksual brenda familjes.
Ajo tregoi se nuk kishte pasur vështirësi për ta pranuar veten dhe kishte ndarë hapur orientimin e saj që kur ishte 16 vjeç. Megjithatë, ajo pranoi se më e vështirë për të kishte qenë dalja për lidhjen me Berlusconin, duke përmendur reagimin e familjes së saj kur ajo i tregoi për lidhjen me politikanin italian.
Francesca Pascale tregoi se diferenca e madhe në moshë me Berlusconin nuk ka qenë një problem për të dhe përjetimet e saj tregojnë se ajo ka dashur gjithmonë individë më të mëdhenj se vetja, siç tregon dhe lidhja e saj e mëparshme me një grua më të vjetër.