Celebrities Showbiz

Ndajnë lajmin e bukur me fansat, Hailey dhe Justin Bieber në pritje në fëmijës së tyre të parë!

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shpërndarë një video të ëmbël si dhe foto nga një set fotografik profesional. Në të shfaqet Hailey me barkun e rrumbullakosur dhe Justin që qëndron pranë saj.

Në njoftimin e Hailey-t në Instagram, ajo dhe Justin shihen duke u puthur mes asaj që duket si një rinovim betimi, me Hailey-n me një fustan të bardhë që i ngjan fustanit të saj të nusërisë. Videoja dhe fotot pasuese tregojnë Hailey-n me barkun e rrumbullakosur dhe në mbishkrimin në Instagram, Hailey thjesht etiketoi Justin.

Hailey dhe Justin kanë qenë shumë të hapur për dëshirën për të pasur fëmijë. Hailey foli për krijimin e një familjeje në vitin 2021. Në një intervistë pë ELLE asokohet, ajo u shpreh:

Ne gjithmonë e dinim se ishim në linjë me atë që dëshironim në të ardhmen tonë. Ne kishim biseduar për dëshirën për t’u martuar të rinj dhe për të pasur një familje të re dhe për të ndërtuar një jetë. Edhe para se ta dinim se donim të ishim me njëri-tjetrin.