Celebrities Gossip Showbiz

Ndenjën larg njëri-tjetrit, Luizin e mbyt malli për Kiarën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E ndërkohë që Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh.

Ky qëndrim duket se nuk ishte aspak i lehtë si për Luizin, po aq edhe për Kiarën. Megjithëse ai zgjati fare pak, Luizi përshkroi ndjesitë e tij teksa ishte larg Kiarës dhe tregoi mallin që ndjeu për moderatoren.

Më mori malli. E kam mbytur Efin. Jo se po të gjente gjë, po kjo ideja vetëm… E di sa më mori malli po të them, shpirt, për të madhin Zot!