Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari: “Luiz Ejlli është i lindur për këtë format. Ai nuk ka për ta fituar kurrë sipas opinionit tim!”

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi është komentuar nga Olta, si ‘i lindur për këtë format’.

Ai person do jetë këtu sepse ai është personi që bën çorap gjithë shtëpinë. Deri ditën që do e bëjë vetëm ai çorap këtë shtëpinë, siç po e bën dhe bravo i qoftë sepse po e bën në mënyrë fantastike, ai do jetë në lojë. Harrojeni, injorojeni. Luiz Ejlli është i lindur për këtë format. Ai nuk ka për ta fituar kurrë sipas opinionit tim.