Botë e Çuditshme Tech

Ndërkohë që ju jeni të “zhytur” gjithë kohës në internet, ka ende njerëz që nuk e kanë përdorur kurrë atë!

Rreth 2.9 miliardë (ose 37%) e popullsisë së botës nuk e ka përdorur kurrë internetin dhe shumica dërrmuese jeton në vendet në zhvillim. Këto statistika janë pjesë e një raporti të ri të kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit i Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, u zbulua një rritje e shpejtë e lidhjeve të reja globale të internetit, e cila u përshpejtua nga pandemia.

Sipas raportit, numri i njerëzve që përdorin internetin në mbarë botën u rrit nga 4.1 miliardë në 2019 në 4.9 miliardë në 2021. Kjo rritje gjatë pandemisë COVID-19 ka të ngjarë të jetë rezultat i mbylljes, fokusimit në punë dhe mësimit nga shtëpia. Numri i përdoruesve globalë të internetit u rrit me më shumë se 10% në vitin 2020, që është rritja më e madhe vjetore në këtë dekadë. Megjithatë, kjo rritje në përdorimin e internetit është vetëm një pjesë e historisë.

Një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të rinj të internetit gjatë pandemisë rrallë lidhen në internet, kryesisht përmes pajisjeve të përbashkëta me shpejtësi të kufizuar interneti. Ekziston gjithashtu një ndarje e madhe digjitale që ndan kombet e pasura dhe vendet më të varfra në zhvillim. Kështu, 96% e atyre që ende nuk mund të lidhen me internetin bien në kategorinë e dytë. Edhe pse numri i përdoruesve që nuk janë fare të lidhur me internetin është në rënie, ende ka një mundësi të madhe për rritje për kompanitë ndërkombëtare të teknologjisë.

Ndërkohë ju rikujtojmë se Turkmenistani është shteti me internetin më të ngadaltë në botë, sipas një raporti të faqes “Cable.co.uk”. Qytetarëve të këtij shteti u duhet gati një ditë për të shkarkuar një film. Shpejtësia e internetit në Turkmenistan është vetëm 0.5 Mbps dhe për të shkarkuar një film prej 5 gigabyte zgjati 22 orë e 34 minuta. Nga të gjitha 224 vendet e anketuara raporti vlerësoi se internet shumë më të shpejtë kanë shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shtetet skandinave, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia e Singapori.