Celebrities Film & Tv Showbiz

Ndërpret xhirimet e filmit, aktori i njohur Jamie Foxx dërgohet me urgjencë në spital!

Aktori i njohur Jamie Foxx është dërguar së fundmi në spital për arsye shëndetësore. Këtë ka zbuluar vajza e tij Corinne Foxx. Në një deklaratë nga familja e tij shpjegohet se aktori kishte pësuar një komplikacion që i duhej të shkonte mënjeherë në spital. 55-vjeçari ishte duke xhiruar për filmin “Back In Action” në Atlanta.

Familja tha gjithashtu në deklaratë se Foxx ishte ‘në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes’, megjithëse ata nuk zbuluan se çfarë problemi mjekësor pësoi. DailyMail kontaktoi përfaqësuesit për media të aktorit dhe nuk ka marrë ende një përgjigje. Pak detaje janë ndarë për gjendjen e tij shëndetësore dhe është e paqartë se nga cilat simptoma mund të ketë vuajtur fituesi i çmimit “Oscar”.

Pavarësisht deklaratave të familjes se gjendja e tij po përmirësohet, nuk është thënë se kur aktori do të mund të largohet nga spitali ose t’i rikthehet xhirimeve. Foxx ka qenë së fundmi në Atlanta, Georgia, ku ka qenë duke xhiruar filmin e ri të zhanrit aksion/komedi “Back In Action”.

Në fotot e siguruara nga Page Six, Foxx dhe Cameron Diaz u fotografuan në fshatin anglez për realizimin e filmit komedi aksion të regjisorit Seth Gordon. Pavarësisht dramës në xhirime, Foxx dhe Diaz thuhet se nuk kanë pasur kurrë ndonjë problem me njëri-tjetrin. Foxx luajti një rol të madh në bindjen e Diaz për t’u kthyer në film.