Showbiz

Ndërron jetë legjenda e muzikës Prince

Artisti legjender, i njohur me emrin Prince, ka ndërruar jetë ditën e enjte në moshën 57-vjecare.

“Me dhimbje të thellë konfirmoj se legjenda dhe performuesi ikonë Prince Rogers Nelson, është ndarë nga jeta në rezidencën e tij në “Paisley Park” mëngjesin e sotëm”, ka deklaruar publicisti i tij Yvette Noel-Schure. Ndërsa lidhur me shkaqet, ende nuk janë bërë të ditura.

Artisti është gjetur i pajetë në studion e tij të regjistrimit në Minesota, ndërkohë që pak ditë më parë ishte shtruar në spital me simptoma gripi, ku avioni i tij bëri një ulje emergjente. Prince është një nga ikonat e muzikës botërore, që ka shkëlqyer në vitet 90’ me hitet “Purple Rain”, “Kiss”, “Cream” etj.