Ndërron jetë në moshën 50 vjeçare reperi i famshëm amerikan Earl Simmons, i njohur me emrin e artit DMX.
Shkak dyshohet një overdozë, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Burimet e mediave amerikane thonë se mbidoza i shkaktoi një sulm në zemër.
DMX u dërgua urgjentisht në spital dhe mendohet se ka ndërruar jetë rreth orës 23:00 të ditës së djeshme.
DMX, i cili ishte themeluesi i grupit muzikor Ruff Ryders, ka qenë në rehabilitim disa herë për shkak të varësisë ndaj drogës. Periudha e tij e fundit e rehabilitimit ishte në vitin 2019, pasi ai përfundoi një dënim me burg 12-muaj për evazion fiskal.
Një prej këngëve më të famshme të DMX është “Party Up (Up in Here)” që e bëri atë të njohur në mbarë botën.
Gjatë karrierës ai publikoi 7 albume, ndër të cilat shumë këngë janë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur të asaj kohe; “It’s Dark and Hell is Hot” (1998), “Flesh of My Flesh, Blood of My Blood” (1998), “…And Then There Was X” (1999), “The Great Depression” (2001), “Grand Champ” (2003), “Year of the Dog…Again” (2006), and “Undisputed” (2012).
DMX bëri kthimin e tij në skenë pas rehabilitimit në dhjetor 2019, ku u shfaq duke biseduar dhe duke bërë fotografi me fansat para se të dilte në skenë.