Health & Beauty Lifestyle

Ndikimi i emocioneve në trupin tuaj, studim i fundit!

Së fundmi një studim i ri britanik ka zbuluar se kur i përjetojmë ndjesitë e ndryshme në trupin tonë. Hulumtuesit publikuan të dhënat e disa rezultateve të qëndrueshme në lidhje me përjetimin e emocioneve në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe nëpër kultura të popujve të ndryshëm.

Për shembull, ankthi mund të ndihet si dhimbje gjoksi ose kur bie në dashuri, mund ta ndiesh në të gjithë trupin. Hulumtimi është kryer në internet dhe mbi 700 individë nga Finlanda, Suedia dhe Tajvani morën pjesë. Hulumtuesit i prezantuan pjesëmarrësit me emocione të ndryshme që përjeton një njeri dhe më pas u treguan fotografinë e trupit njerëzor, në mënyrë që ata të përcaktonin me një ngjyrë pjesën e trupit ku e përjetojnë emocionin përkatës.

Ndërkaq, e qara është një mënyrë e shkëlqyer për të çliruar emocionet dhe për të përpunuar situata të vështira, sipas Dr.Gail Saltz, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork. Jo të gjithë e trajtojnë të qarën në të njëjtën mënyrë. Gjatë këtyre kohërave ju mund të qani më shumë se kurrë më parë dhe kjo reflekton jo domosdoshmërisht një ndryshim në personalitet, por vetëm rrethana.

Ne e kuptojmë që dëshironi të arrini një mirëqenie mendore dhe psikologjike. Sekreti qëndron pikërisht tek kurioziteti. Ndërkohë që bota përreth ndryshon gjatë gjithë kohës, edhe njerëzit ndryshojnë së bashku me të, ndaj, edhe aftësia jonë për të arritur drejt mirëqenies psikologjike, është gjithnjë në ndryshim. Por, hapi i parë për të shkuar drejt mirëqenies është kurioziteti.