Celebrities Gossip Showbiz

Ndizen sërish gjakrat mes Teas dhe Shqipes!

Pas kaq shumë kohësh, Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj përballen sërish me njëra tjetrën në emisionin “E Diell”.

Në vend që tensioni mes tyre të ishte qetësuar, pas kaq shumë kohësh larg nga njëra-tjetra, duket se vajzat janë po aq të zjarrta si gjithmonë.

Shqipja e sulmoi Tean që prej fillimit të emisionit, duke i thënë se ajo nuk është treguar asnjëherë e vërtetë me publikun.

Ish-konkurrentja u shpreh se kurrë nuk do t’i harrojë të këqijat e bëra nga Tea. Kjo e fundit iu kthye duke e pyetur se çfarë i kishte bërë ajo. Ndërkaq, Shqipja nuk hezitoi t’i përgjigjej duke i thënë:

Çfarë nuk më ke bërë dhe çfarë nuk më ke thënë, në mënyrën më të shëmtuar. Më ke gënjyer sy për sy dhe unë ty këto s’kam për t’i harruar.

Hysenaj përmendi dhe historinë e treshes së famshme, Andi-Tea-Beart, duke e quajtur Tean një mashtruese. Sipas saj asgjë nuk ka qenë me skenar apo e drejtuar nga autorja Olsa Mihameti. Çdo gjë që është bërë, sepse e ka dashur vetë ajo. Ndërsa Tea, çuditërisht nuk pati asnjë reagim kundrejt këtyre akuzave.

Rikujtojmë, se armiqësia midis tyre ka nisur që në momentin kur dy vajzat u përplasën në studion e “Për’puthen” dhe debati degjeneroi në ofendime. Madje, Shqipja i tha Teas se i kishte bërë keq baloni.