Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit e duan! Pasi shprehet se nuk ka asnjë video që vërteton akuzat, Gjiko merr qindra mesazhe dashamirëse…

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E teksa gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur një reagim nga Gjiko, më në fund erdhi. Teksa padyshim është detyrë e çdo artisti të sqarojë publikun që e mbështet dhe e ndjek, reperi ka vendosur vetëm ditë pak ditë më parë të reagojë me anë të një Instastory duke treguar anën e tij të së vërtetës dhe duke e mohuar kategorikisht këtë akuzë dhe duke u shprehur se e vërteta do të dalë në pah.

E i kontaktuar për Prive, avokati i reperit tregoi se ky i fundit i ka paditur dy media.

Por, edhe pas padisë në media u përfol se kishte video që vërtetonin se Gjiko ka ushtruar dhunë ndaj një të miture dhe artisti sërish reagoi duke mohuar këto fjalë dhe duke u shprehur se do të vazhdojë me paditë. 

Menjëherë pas reagimit të Gjikos, ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.

Edhe një reagim i shumëpritur nga Elita nuk mungoi para pak ditësh duke treguar mbështetje për partnerin e saj e vetëm pak më parë e morëm një të tillë. Teksa ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, bukuroshja shfaqet duke i puthur dorën dhe duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.