Celebrities Gossip Showbiz

U përfol se ka video që vërtetojnë akuzat, Gjiko reagon në rrjete sociale: “Gati paditë!”

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E teksa gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur një reagim nga Gjiko, më në fund erdhi. Teksa padyshim është detyrë e çdo artisti të sqarojë publikun që e mbështet dhe e ndjek, reperi ka vendosur vetëm ditë pak ditë më parë të reagojë me anë të një Instastory duke treguar anën e tij të së vërtetës dhe duke e mohuar kategorikisht këtë akuzë dhe duke u shprehur se e vërteta do të dalë në pah.

E i kontaktuar për Prive, avokati i reperit tregoi se ky i fundit i ka paditur dy media.

Përshëndetje popull i dashur. Nëpër gazeta po shkruajnë për mua që paskan një video ku unë e paskam dhunuar dikë. Nëse e kanë atë video i them lirisht ju lutem nxirreni se dhe unë jam shumë kurioz për ta parë atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk është bërë kurrë se nuk ka ndodhur kurrë se un kurrë në jetën time nuk kam dhunuar askënd. Ashtu si i kam bërë paditë përpara kam për të vazhduar duke bërë padi për të gjitha gjërat që i nxirrni të pavërteta për mua. Kështu që ju vazhdoni me lajme, unë vazhdoj me padi. Shihemi në gjyq kush është duke gënjyer e kush po thotë të vërtetën. Faleminderit shumë, ditën e mirë. Vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm.

Edhe një reagim i shumëpritur nga Elita nuk mungoi para pak ditësh duke treguar mbështetje për partnerin e saj e vetëm pak më parë e morëm një të tillë. Teksa ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, bukuroshja shfaqet duke i puthur dorën dhe duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.