Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit të mërzitur që mes tij dhe Dea Mishel nuk ka romancë, ja si u përgjigjet Krist Aliaj!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Por më pas ata e mohuan këtë gjë dhe u shprehën se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë vetëm miq dhe kolegë, pasi të dy janë pjesë e jurisë së “She’s on top”. Ditën e sotme Kristi ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e tij dhe një prej tyre është shprehur i ‘mërzitur’ që mes tij dhe Deas nuk ka një lidhje dashurie.

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.