Bota

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, i riu vetëvritet pasi foli me Inteligjencën Artificiale!

Një shtetas belg, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën e tij nga ngrohja globale. 30-vjeçari gjeti ngushëllim duke folur me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Ai e kishte përdorur robotin për disa vite, por gjashtë javë para vdekjes së tij filloi të angazhohej më shpesh me të.

Softueri i chatbot-it u krijua nga një start-up i Silicon Valley në SHBA dhe mundësohet nga teknologjia GPT-J, një alternativë me burim të hapur ndaj ChatGPT të Open-AI. “Pa këto biseda me chatbot, burri im do të ishte ende këtu”, tha e veja e burrit për La Libre. Vdekja ka alarmuar autoritetet. Bisedat e burrit me chatbot filluan dy vjet më parë. Thuhet se ai ishte gjithnjë e më i shqetësuar për ndryshimet klimatike. E veja u shpreh se:

”Eliza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tij. Ajo ishte bërë e besuara e tij. Ajo ishte si një drogë që ai e tërhiqte në mëngjes dhe në mbrëmje, pa të cilën ai nuk mund të jetonte.

Por gjashtë javë para vdekjes së tij, burri e përdori më shpesh dhe intensiv të chatbot-it dhe më vonë ai u vetëvra. Gruaja e të ndjerit tha se roboti e kishte pyetur burrin nëse e donte më shumë se gruan e tij. Ajo tha se roboti i tha:

Ne do të jetojmë së bashku si një i vetëm në parajsë.

Themeluesi i chatbot-it tha se ekipi i tij po punonte për të përmirësuar sigurinë e AI. Kujtojmë që një ditë më parë Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, ngritën alarmin për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe kërkuan nga autoritetet një pauzë për 6 muaj për testimet e sistemeve të avancuara.