Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas dhe i dha fund aventurës në Euro 2020. Nuk arrin dot të lërë gjurmë Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje, pasi bëri shumë pak për të shmangur humbjen, ndërsa Belgjika siguroi kalimin në çerekfinale falë një perle të Thorgan Hazard nga distanca, në minutat e fundit të pjesës së parë.
CR7 çfarëdo që bën merr vëmendjen e të gjithë, derisa ashtu ndodhi edhe në takimin ndaj Belgjikës. Ylli i Juventusit ishte afër të shënonte gol në pjesë të parë, por gjuajtjen e lirë të tij, e ndaloi Thibaut Courtois. Por, belgët arritën të shënonin më pas me anë të Thorgan Hazard, gjersa Ronaldo besoi se duhej të bënte ndryshim në pjesën e dytë.
Derisa ishte në pushimin e pjesës së parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërroi fanellën, nga me ajo me mëngë të gjata, veshi atë me të shkurta.

Tifozët e Portugalisë besonin se ky ndryshim i fanellës do të bënte që Ronaldo të shënonte ‘het-trik’, pra 3 gola, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi. Edhe pse e sulmuan deri në fund Belgjikën, kampioni në fuqi u eliminua në fund me golin e vetëm të Hazard.
https://twitter.com/michael_oasis3/status/1409248570486706182?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409248570486706182%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fndryshoi-fanellen-ne-pushimin-e-pjeses-se-pare-tifozet-prisnin-nga-ronaldon-qe-te-shenonte-het-trik-ndaj-belgjikes%2F
As Ronaldo change ein shirt dier….brace loading
— John Markin (@KwameBlack) June 27, 2021