Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshon totalisht ‘look’, ja si duket tani Ledjona Xheladinaj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ledjona ishte një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni të tretë, e cila u eleminua pak javë më parë. Së fundmi ish-banorja ka surprizuar fansat me ndryshimin e saj në ‘look’. Ledjona ka treguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se i është bashkuar grupit të flokëve të kuqe.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Ledjona Xheladinaj. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother.